“Më mirë të mos kesh askënd sesa…”- Arbenita Ismajli tregon të vërtetën e ndarjes me Feron

Pak ditë më parë mediat rozë raportuan se Fero dhe Arbenita Ismajli i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Por modelja ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmet.

Ajo publikoi një foto me reperin në Instagram për të treguar se janë bashkë.

Thashethemet për një ndarje mes tyre nisën kur Arbenita publikoi një thënie në rrjetin sociale, që u cilësua si një thumb për Feron.

“Është më mirë të mos kesh askënd, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty,”- shkroi ajo.

Arbenia dhe reperi nuk është hera e parë që janë përfolur për ndarje. Mes tyre ka pasur kriza të shpeshta në lidhje. Por duket se dashuria e tyre i ka mbijetuar këtyre krizave.

Panoramaplus.al