Ky është një përvjetor tejet i rëndësishëm në jetën personale të Eminem
Eminem sapo shënoi një moment historik dhe nuk ka asnjë lidhje me shitjet e albumeve ose këngëve.
Reperi është dymbëdhjetë vjet i pastër nga drogat dhe alkooli, një moment i veçantë që ai ndau në mediat sociale.
“I pastër 12 vjet! Unë nuk kam frikë,” ai paraqiti një foto të një monedhe, e cila është e stampuar me numrin 12 që paraqet rimëkëmbjen, unitetin dhe shërbimin.
Ylli i rep-it nga Detroit i dha fund varësisë ndaj pilulave me recetë Vicodin (ai kishte një tabletë të tatuazhuar në krahun e tij të majtë), Valium dhe Ambien më 20 prill 2008.
Një vit më pas, pas një ndërprerje pesë-vjeçare në kulmin e karrierës së tij, një periudhë që përfshin një mbidozë të metadonit të vitit 2007, reperi lëshoi albumin Relapse, përpjekja e parë e tij në muzikë pasi u pastrua.
Burimi: Billboard