Gjatë karantinës, këtë ka në mendje Unikkatil

Unikkatil së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale.

Nga postimi i tij i fundit në dhjetor të vitit 2019 ku lajmëroi ndjekësit e tij se babai i tij kishte ndërruar jetë, më i fundit ishte më 12 prill të këtij viti ku uroi pashkët.

Kurse tani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai postoi një foto të tijën.

Në postim ai la të kuptohej se ndoshta gjatë karantinimit do të publikonte projekte të reja.

Nën foton që ndau me ndjekësit në llogarinë e tij të Instagram-it, reperi shkruan, “Po mendoj ndoshta nuk ish kônë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini.”

Se nëse reperi do të vazhdojë më publikimin e materialeve të reja pritet të shihet në të ardhmen e afërt.

Prive.al