PAPARAZZI/ Fifi humb betejën me kilet, shikoni si duket pa filtra në rrugë

Viti 2020, përveç se na solli një dekadë të re ndryshoi shumë dhe disa nga personazhet VIP të paktën nga pamja e jashtme.

2019-ta ishte viti i marrjes së vendimeve të rëndësishme për disa prej personazheve të showbiz-it, që kanë qenë pak mbi peshë.

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur Fifi përdori balonin gastrit, i cili konsiston në vënien në stomak të një baloni që redukton gradualisht sasinë e ushqimit që konsumohet. Që prej gushtit të vitit të kaluar rënia nga pesha ishte e dukshme në fizikun e këngëtares, e cila që në tre muajit e pareë hoqi 12 kile. Por duket se me kalimin e kohës, Fifi i ka rifituar sërish kilet.

Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar këngëtaren në Tiranë, ndërsa kishte ndaluar në rrugë të fliste me një mikeshë para izolimit në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E veshur sport, pa taka dhe pa make up, keni mundësinë të shihni Fifin ashtu siç është në origjinalitet , pas filtrat e Instagramit apo efektet e photoshopit.

Për një nga projektet e fundit të saj, “Marova” të gjithë mendonim se ishte dedikim, të vërtetë që e zbuloi vetë këngëtarja.

Në rubrikën “Ndaje ose Haje”, tek “Shiko kush luan” Fifi u pyet nëse kënga “Marova” ishte dedikim për dikë apo jo? “Është dedikim për dikë, sigurisht”, u shpreh Fifi, por nuk preferoi ta zbulonte me emër personin në fjalë. Gjithsesi ajo tregoi se “Xh” ishte iniciali i emrit.

Me këtë këngë Fifi ishte pjesëmarrëse në festivalin muzikor “Kënga Magjike 2019”, nga i cili u rendit në vendin e dytë pas Eneda Tarifës me “Ma zgjat dorën”. “Marova” ishte një nga projektet më të votuara nga publiku duke kaluar shifrën e miliona klikimeve në YouTube./www.story.al