“Mik, na helmove”, Mevlan Shanaj dedikim prekës për vdekjen e aktorit Rikard Ljarja: Po kthehet në Shkodrën e jetës së tij

Kinematografisë shqiptare nga sot do i mungojë fizikisht një regjisor dhe aktor i madh, e i dashur për publikun, Rikard Ljarja i cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 77 vjeçare.

Pas lajmit ka reaguar miku dhe kolegu i tij, aktori Mevlan Shanaj. Në një postim në Facebook, Shanaj i kushton një dedikim prekës.

“Ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine”, shkruan ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTE

Ej sot iku RiKard Ljarja ! ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te , liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine.Faleminderit
dashurise tende , ne tashme dime te vdesin te ndershem .dhuratene e ruajtur zemres tende sot e hodhe
ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte!