“Kam thyer shumë zemra vajzash”- Ana Lika flet për herë të parë për lidhjen me futbollistin shqiptar: Jam e lumtur

Ana Lika përflitet se është në një lidhje me futbollistin shqiptar Amir Rrahmani.

Thashethemet nisën pasi të dy publikonin foto nga vendndodhje të përbashkëta.

Dhe aktorja ka folur për herë të parë dukë lënë të nënkuptohet se janë në një lidhje.

Ajo pranoi se aktualisht është e lumtur por refuzoi të tregonte detaje duke theksuar se kur flet shumë nuk i ecinë gjërat.

“Jam shumë e lumtur dhe kjo i përmbledh të gjitha. Kur flas shumë nuk më ecin gjërat,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora.

Kur iu treguan fotot në vendndodhje të përbashkëta u përgjigj: “Ua duket sikur kemi dalë bashkë.”

Ndërsa pranoi se ka thyer shumë zemra djemsh dhe vajzash.

“Nuk e di sa zemra çunash kam thyer, po besoj se shumë se shih e shkruaj më (qesh). Nuk besoj se kam thyer vetëm zemra çunash. Kam thyer, mbase edhe zemra gocash. Nuk po them asgjë në lidhje me lajmin (qesh),”- u shpreh Ana.

/Panoramaplus.al