Eurodeputeti francez: “Koronavirus do ti zhveftësojë cmimet: Mbappé do kushtojë 35-40 milionë”
Deri në mbylljen e pandemisë së Covid-19 do të jetë e komplikuar të ndërtohet një bilanc kompleksiv për dëmet e ekonomisë, edhe pse ka ndonjë që provon të bëjë llogari.
Daniel Cohn-Bendit, eurodeputeti francez, është i bindur se cmimi i kartonëve të lojtarëve do të bjerë në mënyrë drastike e përdor Kylian Mbappé si shembull: “Pas kësaj krize sulmuesi i Psg nuk do të vlejë më shumë se 35-40 milionë euro, në vend të 200”.
Mbappé, u ble për shifrën e 180 milionë euro në 2017, por duke parë talentin e moshën e re cmimi i tij teorik i ideuar nga Transfermarkt, nuk ka pësuar rënie dhe është afruar me Real Madrid për një shifër rreth 200 milionë euro.
E gjithë kjo i përket të shkuarës sipas Cohn-Bendit: “Kjo krizë do të shkatërrojë irracionalitetin në sportin profesionist, nuk do të bien vetëm cmimet e lojtarëve por edhe të drejtat e imazhit. E duhet vlerësuar edhe sistemi i menaxherëve. Nuk besoj se lojtarët do të luajnë më keq vetëm se do të paguhen më pak”.