“U MASKOVA SI NËNË DHE DOLA”/ Aktori i humorit “shfrytëzon” lejen e fëmijëve dhe nxjerr shëtitje djalin
Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka vendosur të jetë ai që po nxjerr shëtitje vogëlushin e tij, sot në ditën kur lejohen vetëm fëmijët me nënat.
Divini duket mjaft i lumtur që ka dalë me babin dhe po luan me të, pas shumë ditësh i izoluar prej Koronavirusit. Ukcenaj e ka publikuar vetë foton në ‘Instagram’, duke i shtuar edhe pak nota humorit.
“Sot u maskova si nënë dhe dola. Divini ka dalë për pak vitaminë D…Ndërkohë po kërkon dhe kokërdhoket e syve të babit për t’i zmontuar nga vendi”, shkruan aktori në postimin e tij.
Kujtojmë se leja për të nxjerrë fëmijët mbaron tani dhe ata do duhet të qëndrojnë sërish brenda, deri në një njoftim të radhës.