U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj, vdekja e gazetares së njohur kosovare, Prokuroria: Po hetohet si e dyshimtë
Violeta Rexhepagiqi u gjet pa jetë në shtëpinë e saj ditën e premte. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj të papritur, ndërsa ngjarja po hetohet si e dyshimtë.
Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjes ndërkohë trupi i gazetares dhe këngëtares së njohur është dërguar në morg.
“Për vdekjen e personit me inicialet V.R., ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, këtë rast e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. I njëjti ka lëshuar urdhërese për obduksion, me ç’ rast trupi i pajetë është dërguar në Istitutin e Mjekësise Ligjore në Prishtinë”– tha Prokuroria e Prishtinës për GazetaBlic.
Gazetarja e ndjerë është motra e këngëtarit të famshëm Armend Rexhepagiqi.
Ky i fundit i bëri homazh motrës së tij në një postim në Facebook.
Këngëtari publikoi një foto të Violetës me përshkrimin: “Lamtumirë!”
/Panoramaplus.al