Kina nën akuzë/ Koronavirusi doli nga një laborator pranë Wuhan

Kanë qenë të shumta teoritë mbi origjinën e koronavirusit që ka pushtuar botën. Fillimisht u pranua se burimi i covid-19 ishin bërë lakuriqët e natës të cilët e kishin kaluar te pangolinët, mishi i të cilëve shitej ilegalisht në tregun e Wuhan-it në Kinë.

Pekini zyrtar nuk e ka pranuar këtë teori duke propaganduar se virusi është sjellë në Kinë nga ushtria amerikane gjatë lojërave ushtarake të mbajtura një vit më parë në këtë vend. Presidenti amerikan Donald Trump ia mëshuar fort së fundmi fajësisë së Kinës për pandeminë madje anuloi fondet për OBSH-në sepse sipas tij po mbronte Kinën.

Në kulmin e kulmin e këtyre debateve në një sërë mediash perëndimore është shfaqur 2 ditët e fundit një raport i inteligjencës amerikane sipas të cilit ka dyshime të forta të besohet se koronavirusi është krijuar nga vetë Kina brenda laboratorit të virologjisë në Wuhan.

Televizioni amerikan, Fox News ka bërë publik një investigim ku thuhet se edhe “pacienti zero” ka punuar në këtë laborator dhe më vonë ai ka shpërndarë virusin vdekjeprurës tek një person tjetër në tregun me kafshë të egra të Wuhanit. Fox News raporton se “kjo është një mënyrë për të fshehur të vërtetën e trishtë, tragjedinë më të madhe të njerëzimit”. TV amerikan ngre akuza mbi Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke thënë se në bashkëpunim ata kanë mbuluar realitetin që ka ndodhur në Wuhan.

Sipas të njëjtave burime, më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë që kishte lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, shfaqi simptoma të ngjashme me pneumoninë. 5 ditë më vonë, ai infektoi gruan e tij, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Rrjedhimisht televizioni shkruan se kjo është edhe prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu. Më 5 janar, OBSH deklaroi se nuk ka prova që virusi kalon nga njeriu te njeriu dhe se nuk kishte prova se janë infektuar bluzat e bardha, por sot rezulton krejt e kundërta.

Në një tjetër raportim, CNN citon drejtues të inteligjencës amerikane dhe sigurisë kombëtare se kanë hapur një hetim mbi origjinën e koronavirusit të ri dhe mes hipotezave ato po shqyrtojnë mundësinë, që ky virus më shumë se i lindur në një treg kafshësh, ka dalë nga një laborator të Wuhan dhe është përhapur nga atje, për shkak të një aksidenti. Rrjeti citon burime të ndryshme që janë të vetëdijshëm për dosjen, por besojnë se është e parakohshme të nxirren tani përfundime.

Edhe Washington Post raportoi lajmin se dy vite para shpërthimit të pandemisë, diplomatët e ambasadës amerikane në Pekin kishin vizituar disa herë institutin e virologjisë të Wuhan (WIV) dhe kishin shprehur shqetësimin e tyre për kushtet e sigurisë së laboratorit, që bënte studime të rrezikshme për lakuriqët e natës.

Autori i artikullit të Washington Post shkruan që një tjetër drejtues i administratës amerikane ka thënë se “të gjitha të dhënat që kemi japin elementet e duhur të provave të mundshme që pandemia është fryt i një aksidenti në laboratorin e Wuhan”.

Ai gjithashtu nënvizon që versioni i Pekinit, sipas të cilëve virusi ka ardhur nga një treg në Wuhan është i pabazuar dhe i dobët, duke cituar kërkimet e ekspertëve kinezë sipas të cilëve pacienti i parë i identifikuar me koronavirus në fillim të dhjetorit, nuk kishte asnjë lidhje me tregun ashtu si 1/3 e të gjithë të infektuarve të grupit të madh. Sipas tij, tregu nuk shiste lakuriqë nate.

Edhe gazeta gjermane “BILD” shkruan se “para dy vjetësh zhvilloheshin kërkime me viruse te familjes së Coronës në Kinë. Diplomatet amerikane apeluan për kujdes dhe për një rrezik të mundshëm që në atë kohë”.

Gazeta shkruan se që para 2 vjetësh diplomatë amerikane në Kinë ngritën alarmin duke theksuar se masat e sigurisë në laboratorin e Wuhanit janë të pamjaftueshme. Në atë kohe ata po studionin viruset e familjes Corona dhe kalimin e tij te njerëzit. Gjithashtu sipas gazetës, “edhe propaganda kineze dhe heshtja vrasëse e presidentit Xin Jing Ping ështe e dyshimte…”

Bild shton më tej se edhe pse këshilli për shëndetin në Kine raportonte me datë 14 janar për rrezik pandemie të shkallës së lartë në Wuhan, pikërisht atje në epiqendrën e virusit u organizua në atë kohë një feste me 10 mijë njerëz. Vetëm me datë 20 janar presidenti kinez, Xi Jing Ping, pranoi të deklaronte qe ishte konstatuar një shpërthim infeksioni që transferohej shumë lehtë nga njeriu te njeriu. ©LAPSI.al