Tom Hardy do të lexojë përralla për fëmijët, por ato që mezi po e presin janë mamatë
Aktori i njohur Tom Hardy do të marrë “detyrën” e leximit të përrallave për fëmijët, në një lëvizje që me shumë gjasa do të bëjë dhe shumë prindër të lumtur.
Hardy në fakt ka qenë pjesë edhe më parë e programit “Bedtime Stories”, pra ”Përrallat përpara gjumit”, në kanalin e fëmijëve ”CBeebies” në BBC, por tani do të rikthehet në të për një javë.
Aktori britanik, i njohur për rolet në “Inception”, “Peaky Blinders” apo “The Revenant”, është një prej treguesve më popullorë të përrallave për fëmijët, madje në vitin 2016 leximet e tij arritën në shifrën e 1 milionë ndjekësve në platformat e BBC-së.
Lajmi për rikthimin në kanalin e fëmijëve u prit mirë nga publiku sigurisht, një koment në rrjetet sociale ishte: “Do ta ndjek, do të marr dhe fëmijët me vete”.
Një person tjetër në Twitter thoshte se rikthimi i Tom në “CBeebies” është lajmi më i mirë që ka dëgjuar prej javësh, ndërkohë një prind tjetër u shpreh: “Tom Hardy është një prej lexuesëve të mi të preferuar të përrallave përpara gjumit. Fëmijët po ashtu e pëlqejnë, por unë jam e fiksuar.”
Hardy është filmuar duke i treguar përrallat në oborrin e shtëpisë së tij, nën shoqërinë e qenit të tij bulldog, Blue, dhe përrallat e rrëfyera nga ai do të transmetohen gjatë gjithë kësaj jave në kanalin e fëmijëve të BBC, ose në platformën e transmetimit iPlayer.
Një ditë karantine me Tom Hardy-n që të lexon përrallla… Epo të paktën nuk do keni probleme me gjumin.
News31.al