“Orgji, drogë dhe akuza për vrasjen e një asistenti”, vdekja e mistershme e princit “playboy” të Dubait, si ja mori vëllai më i vogël vendin e ‘nderit’

Në moshën 33-vjeçare princi i ri u gjet i vdekur nga një sulm në zemër, një i ri në dukje i shëndetshëm por u nda nga jeta para kohe. Mes fëmijëve të tjerë, ai ishte kishte një pozicion më të lartë dhe ishte më i privilegjuar si më i madhi në moshë.

Rashid ishte mbreti 33-vjeçar mjaft i shëndetshëm kur u gjet i vdekur nga një sulm në zemër, por ende vijojnë thashethemet për vdekjen e mbretit të ri. Ai ishte djali më i madh i sundimtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe me gjithë pasurinë dhe privilegjin që gëzonte  pozicioni i tij.

Ai e kishte botën nën këmbët e tij. Babai i tij është një nga 10 mbretërit më të pasur në botë. Por, në moshën 33-vjeçare princi i ri u gjet i vdekur nga një sulm në zemër, një i ri në dukje i shëndetshëm por u nda nga jeta para kohe. Mes fëmijëve të tjerë, ai ishte kishte një pozicion më të lartë dhe ishte më i privilegjuar si më i madhi në moshë. I njohur si Sheik Rashid ai fillimisht ndoqi shkollën dhe më pas u dërgua në Britani për të përfunduar arsimin e tij.

Mbreti ndoqi Akademinë Ushtarake Sandhurst dhe u diplomua në 2002, vetëm tre vjet para se Princi Harry të studionte atje. Shejh Rashid dukej si një ndër mbretërit më të përsosur, i pashmëm, dhe mjaft  i realizuar në arritjet e tij si edhe me disa çmime mbresëlënëse në sporte të ndryshme.

Një kalorës i zoti, ai mori pjesë në shumë aktivitete me kuaj, madje fitoi dy medalje ari në Lojërat Aziatike në 2006. Rashid ishte gjithashtu i apasionuar pas futbollit dhe ishte një tifoz i flaktë i Manchester United. Mbreti i ri u emërua gjithashtu si President i Komitetit Olimpik të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ishte partner në një firmë investimesh, një bankë, dhe kishte nën pronësi një kompani.

Por gjashtë vjet pas diplomimit të tij në Britani, mbretit iu tha që ai kurrë nuk do të bëhej Princi i Dubait. Arsyeja zyrtare, ishte që Hamdan, vëllai i tij ishte thjesht më i përshtatshëm për këtë post, por pas këtij motivi nisën të dëgjoheshin shumë thashetheme të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se edhe vdekje e tij ishte e mirëmenduar.

Në një shënim që u zbulua nga Wikileaks, thuhej: Pretendohet se Rashid vrau një asistent në zyrën e Rulerit, duke hequr dorë kështu nga mundësia e tij për të qenë trashëgimtar. Deri në vitin 2010, Rashid kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e tij nga Komiteti Olimpik, duke u justifikuar se kishte angazhime në punë, por ndërsa vitet kalonin ai u zhduk nga sfera publike.

Ndërkohë kishte versione të tjera shqetësuese për vdekjen e tij. U tha se ai ishte parë në disa prej hoteleve më luksoze të  Londrës ku ishte përfshirë në orgji dhe se kishte konsumuar drogë gjatë kohës që bënte vizita në Londër.

“Gama e plotë e tundimeve dhe veseve si alkooli, droga, seksi, por rreptësisht pas dyerve të mbyllura. Kjo liri për të ndjekur dëshirat seksuale  është e mundur thjesht sepse policia nuk ndërhyn kur bëhet fjalë për personazhe të njohur me fuqi të tillë, siç është rasti i  mbretit 33-vjeçar.”– shkruajnë mediat e huaja.

Dhe më pas, në moshën 33- vjeçare, mbreti u gjet i vdekur nga një sulm në zemër më 18 shtator të 2015. Dubai mbajti tre dite zi për mbretin e ri. Funerali  u mbajt një ditë pas vdekjes së tij, ndërkohë i ati i  33-vjeçarit është ende,  sundimtari i Emirateve të Bashkuara.

Burimi: METRO

 A.C/Dosja.al