Kërkon partner në TV, por në lidhje me ish-burrin e Adrola Dushit/ Fotot kompromentuse të Antonetës së “Përputhen”
Antoneta e “Përputhen”, programit të njohur të “E diell”, duket se bën jetë të dyfishtë, pasi ndërsa kërkon partner në programin televiziv të “Top Channel”, ajo fitet se ka një lidhje në realitet. Adis Patushi, një emër i njohur për medien rozë, pas martesës që mori fund me modelen Adrola Dushi, flitet është partneri në jetën reale, i Antonetës.
Një nga vajzat konkurente, Antoneta ka rrezikuar penalizimin, pasi në medie qarkulluar disa foto, ku ajo shfaqet në shoqërinë e një mashkulli. Mjaft të afërt, përqafuar me njëri-tjetrin në një kënd të club nate, shfaqej ajo dhe ish-bashkëshorti i modeles së famshme, Adrola Dushi.
E përballur me penalizimin e saj në emision, Antoneta e mohoi të ketë lidhje me djalin në fjalë: “Përsa i përket kësaj fotos mund të ngjallë dyshim. Këtë xhestin e krahut ai e bën dhe me vajza të tjera. Ne kemi dalë edhe grup dhe mund të ketë hedhje të krahut. Marrëdhënie shoqërore kam me të”, tha ajo.
Revista “Story” ju sjell disa foto kompromentuesenga jeta e natës që ata bënin si çift para karantinës, ku nëpërmjet gjuhës së trupit mund t’i gjykoni vetë nëse sillen si të dashur ose jo!/www.story.al