“Po fundosemi, vajza 7 vjeçe është e sëmurë”, qindra klandestinë në det apel për ndihmë

Me qindra klandestinë ndodhen në mesin e detit Mesdhe dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kanë frikë nga mbytja.
Autoritetet italiane kanë pikasur një gomone me 47 emigrantë brenda, të cilët kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale.
“Ndihmoni, ju lutemi, po fundosemi .Unë jam shtatzënë dhe nuk jam mirë. Vajza ime 7 vjeç është shumë e sëmurë. Ne nuk kemi ushqim dhe ujë, nuk kemi asgjë. Ata thanë që do të vijnë por askush nuk erdhi. Njerëzit po vdesin”, u shpreh një grua.
“Ne po ndjekim udhëzimet tuaja, por nuk po shohim ndonjë anije për shpëtim. Jemi në gjendje kritike, nuk mund të presim më, ju lutemi na ndihmoni”, tha një tjetër migrant, që ndodhet me gomonen që mban gjithsej 47 persona.
Mësohet se gomonia ka devijuar rrugën dhe ende nuk është gjetur nga autoritetet. Deri më tani, janë shpëtuar 101 emigrantë, të cilët janë transferuar në qendrën e eksperimentimit bujqësor në Rajonin e Siçilisë.