Me paliçeta dhe kapele në kokë, ja si dukej Aurela Gaçe 28 vite më parë

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto të shumë viteve më parë.

Aty artistja shfaqet e veshur me një palë palaçeta xhins dhe kapele në kokë, detaje që nuk i kanë shpëtuar as syrit të ndjekësve.

“1992, Llakatund, Vlorë. Paliçeta xhins. Kapelen s’e di ku e kam gjetur. Ndërkohë ushtrimet në dërrasën e zezë nuk i kam zgjidhur unë”, ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit.

Edhe Aurela është ndjerë jo pak nostalgjike si shumica e personazheve të njohur, të cilët kanë ndarë kujtime të ndryshme me fansat e tyre gjatë këtyre ditëve.

revistawho.com