FOTO/ “Më veshi me zor”, shikoni çfarë i bën Oriola Marashi futbollistit të Kombëtares për ditëlindje

Futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i cili aktualisht është pjesë e Osijekut, po i kalon këto ditë të ështira në karantinë, me të dashurën e tij, Oriola Marashi. Ky fakt është zbuluar nga postimet në ambientet e përbashkëta që Erosi dhe Oriola kanë bërë në “Instastory”.

Fillimisht futbollisti nga Gjakova, postoi një foto të tortës të përgatitur në kushte shtëpie nga modelja, ndërkohë që më pas Oriola e detyroi 25-vjeçarin të vishte një kostum sportive lejla dhe të vendoste një palë syze ku shkruhej “Happy Birthday”.

Ky fakt është zbuluar nga Grezda, i cili ka postuar foton dhe ka shkruar: “Më veshi me zor”.

Në këtë ditë speciale për futbollistin e Kombëtares, nuk mungoi as torta e familjarëve.

“Urime 25-vjetorin Eros”, shkruhej në tortën e përgatitur nga mamaja e sulmuesit, të cilët ia dërguan me foto surprizën djalit të tyre që për momentin ndodhet larg familjes.

PANORAMASPORT.AL