PAPARAZZI/ Rebelohet Mirush Kabashi, aktori 72-vjeçar thyen karantinën para Gardës
Aktori i njohur, Mirush Kabashi, cili më 17 prill do të festojë 72 vjetorin është fotografuar tek ecte para Gardës së Republikës, jashtë orarit të lejuar në kuadër të masave në këtë situatë pandemie si shkak i përhapjes së koronavirusit.
Artisti ecën pa e vrarë mendjen, i maskuar afër institucioneve të larta shtetërore, konkretisht pranë Gardës së Republikës, edhe pse si një pensionist e ka të ndaluar të dalë nga shtëpia. Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.
Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare, ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të ndryshme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur në memorien e publikit ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”./www.story.al