Kur të aksidenton shteti/ Me shpejtësi skëterrë polici i rrugores mori para makinat, rëndë një grua
Një aksident masiv ndodhi gjatë mesditës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshinë tre makina dhe një motor.
Nga aksidenti pati dy të lënduar, ku njëri prej tyre është rëndë. Në aksident u përfshinë tre makina, njëra tip “Volvo” ngjyrë gri, një tjetër “Ford” si edhe një “Mercedes”, si edhe një motorçikletë.
Burimet bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tejë normave të lejuara e makinës tip “Volvo” me targa të huaja, e cila pasi përplasi makinën tip “Ford” në kryqëzim u fut në një dyqan bulmeti.
Ndërkohë, gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që besohet se shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.
Për arsye ende të paqarta punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugë duke përplasur fillimisht mjetin tip “Ford” që drejtohej nga grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda.
Policia nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim për aksidentin në fjalë për të shpjeguar rolin e policit dhe përse ai po drejtonte makinën me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë. /abcnews.al