Robert Berisha shpreh dëshirën për tu karantinuar me Rita Orën
Robert Berisha pak kohë më parë mbaroi periudhën 14 ditore të karantimint në Qendrën e Studentit në Prishtinë dhe u kthye pranë familjes së tij.
Dhe në një intervistë së fundmi për “Krejt nga pak”, këngëtari zbuloi se me kë personazh të njohur do kishte dashur të izolohej për një muaj.
Ai u shpreh se do dëshironte të karantinohej me Rita Orën për shkak se të dy merren me muzikë dhe do kishin shumë për të folur përgjatë periudhës së qëndrimit mbyllur.
Gjithashtu Roberti shtoi se Rita është njeri pozitiv dhe i qeshur përpos faktit se është shqiptare.
Ndërsa theksoi se me një femër që nuk i shkon muhabeti nuk do mund të qëndronte as edhe një orë.
“Një muaj me Rita Orën, është e qeshur, pozitive dhe është e jona. Ka të bëjë me muzikën, do kishim goxha muhabet për të bërë gjatë kësaj kohe. Çdo femër të ishte nëse nuk të shkon muhabeti as një orë nuk do kisha mundur të rrija,”– u shpreh këngëtari.