Koronavirusi vret punonjësin 58 vjeçar të postës, gruaja: Përdorte maskë e doreza, ishte i tmerruar
Megjithë situatën emergjente ai kishte vazhduar të punonte me shpërndarjet por rreziku i infektimit e tmerronte punonjësin fatkeq të postës i cili ndiqte çdo ditë rigorozisht rregullat e mbrojtjes dhe higjenës.
Por kjo nuk mjaftoi pasi 58 vjeçari italian Nicola Omiciuolo, korrier dhe shpërndarës i Ups, u mposht nga koronavirusi pas tre javësh luftë me sëmundjen.
Gruaja e tij e pikëlluar Ivana tha se i ndjeri ishte i tmerruar prej epidemisë. «Doreza, maska, dezinfektantë, burri im nuk harronte asgjë. Ishte shumë i kujdesshëm. Por gjithçka ndodhi kaq shpejt saqë nuk patëm as kohë të reflektonim së bashku, të mendonim sesi mund të ishte infektuar”, thotë ajo.
Nga natyra e punës së tij Nicola hynte në kontakt me shumë njerëz. Këtë punë bënte prej 20 vjetësh, fillimisht për Sda, e më pas për Ups.
Ivana shton: “Nuk mendohet shumë për punën e korrierëve, për ata që janë gjithmonë në lëvizje duke u kujdesur për blerjet online apo dorëzimet në shtëpi e biznese. S’e imagjinoja kurrë që do të kisha humbur Nicola. Së shpejti do të kishte mbushur 59 vjeç, edhe pak dilte në pension”.
Top Channel