Këngëtari shqiptar dhuron para për të ndihmuar qeverinë në luftën kundër Koronavirusit
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka vendosur të dhurojë para për fondin e shtetit në kuadër të luftës kundër Koronavirusit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Labinoti, i cili shprehet mjaft i emocionuar për këtë nismë.
“Mirëmengjesi të dashur njerëz!Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika! Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare!
I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe! SHTETI DHE KOMBI MBI TË GJITHA. Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh Tahiri në postimin ku shihet së bashku me Kurtin.