Bashkohen pas 19 vitesh JLo dhe Diddy

Jennifer Lopez dhe Diddy janë bashkuar përmes një kërcimi në mes të izolimit për shkak të coronavirusit.

Kanë kaluar 19 vite prej se çifti u nda, ndërsa përmes një vallëzimi së bashku në rrjetin social Instagram tentuan që të mblidhnin para për bamirësi, shkruan Mirror.

Diddy mblodhi mbi 3.4 milionë dollarë për organizatën jofitimprurëse, e cila mbështet punëtorët shëndetësorë. Fondet do të drejtohen drejt përgjigjes së bamirësisë ndaj pandemisë së coronavirusit që po përshkon Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Ndjekësit u mahnitën kur Lopez dhe i fejuari Alex Rodriguez u bashkuan me Diddy dhe tre djemtë e tij në mediat sociale, në mënyrë që ata të shfaqnin disa lëvizje të mëdha të kërcimit.

Kanë kaluar 19 vjet që kur J-Lo dhe Diddy u ndanë në 2001, por ata ishin gjithë buzëqeshje kur filluan të futeshin në ‘live‘ në Instagram. Diddy tha: “Hej, unë ju dua njerëz, nuk mund ta pres derisa të mund të shohim përsëri njëri-tjetrin”.

Lopez dhe Diddy më pas treguan disa lëvizje të shkëlqyeshme të salsës, duke i thënë me shaka reperit se tashmë i ka mësuar se si të kërcejë.