“Mami dhe babi, unë ju shpall burrë e gua”- Çiftit iu anulua martesa nga koronavirusi, por ajo që bënë fëmijët i la pa fjalë

Marrja e masave shtrënguese për shkak të shpërthimit të pandemisë së virusit COVID-19, ia shkatërroi ditën më të lumtur një çifti në Cheddleton, Staffordshire.

Kim-Marie Gerrard 36 vjeçe dhe partneri i saj Mark Tooth 42 vjeç do martoheshin këtë muaj, po planet e tyre e anuluan si të të gjithëve.

Por fëmijët e tyre, ditën që do ishte më e bukura për ta e kthyen në një ditë përrallash. Kështu Louis 10 vjeçe dhe Ruby 8 i bënë një dasmë surprizë pindërve, në kopshtin e shtëpisë së tyre. Celebruesi ishte Louis, kurse fotografe Ruby, shkruan ‘daily mail’.

Mami veshi fustanin me lule që kishte lënë për dasmën, kurse babai kostumin më të mirë që kishte në dollap. Louis veshi kostumin që mami i kishte bërë gati për ceremoninë. Kurse Ruby fustanin.

“Ne nuk ia kishim se çfarë fëmijët po planifikonin, deri ditën kur u zgjuan në mëngjes dhe na thanë: Ngrihuni, vishuni se sot do martoheni. Ishte diçka e mrekullueshme”, tha Kim.

cifti 2

cifti 3cifti 4cifti 6cifti 7cifti1

cifti5