Pas debatit të ashpër me mamanë e saj, Khloe Kardashian merr këtë vendim mbi shtatzëninë e radhës

Debati i fundit midis Kris Jenner dhe vajzës së saj, Khloe Kardashian ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave të tyre.

Kris ka diskutuar ashpër me të bijën, sepse sipas saj, kjo e fundit duhet të ngrinte vezët e saj me anë të metodave të ndryshme mjekësore, sepse në të ardhmen mund të dëshirojë të tjerë fëmijë.

Khloe i ka shpjeguar Kris se është shumë e fokusuar tek vajza e saj, True dhe se nuk dëshiron të njohë meshkuj të tjerë.

Debati ka agravuar deri në momentin kur Khloe ra dakort për vendimin që i sugjeroi Kris, pasi në të ardhmen True mund të dëshirojë motra ose vëllezër të tjerë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, konflikti midis Kim dhe Kourtney bëri xhiron e rrjetit për shkak se motrat u përplasën edhe fizikisht. Si çdo herë tjetër, familja Kardashian-Jenner ka ditur si të vjedhë vëmendjen e publikut edhe njëherë.

revistawho.com