“Ndryshojnë fytyrën dhe nuk kanë identitet”, Armina Mevlani kundër ndërhyrjeve estetike

Armina Mevlani ka folur rreth ndërhyrjeve estetike teksa ka ndarë disa përgjigje për ndjekësit në rrjet. Blogerja është shprehur se është pro rregullimeve të vogla dhe mirëmbajtjes e vitamina apo doza të lehta botox, fillers, por nuk ndan të njejtin mendim me ndërhyrje të ekzagjeruara, që siç thekson vetë ajo, vajzat arrijnë në një pikë që “nuk kanë më identitet. Armina ka thënë gjithashtu se: “Mendoj që defektet kanë bukurinë e tyre”.

Për sa i përket vetes, blogerja ka shpjeguar se nuk ka menduar të bëjë asnjë ndërhyrje për momentin, pasi edhe frikësohet nga to.

Një tjetër ndjekës e ka pyetur Arminën nëse i ka rregulluar vetullat me metoda si microblading, por kjo e fundit është përgjigjur me humor se në fakt, i ka aq të trasha saqë i duhet shumë mund që t’i pastrojë, e jo më të mendohet të ndodhë e kundërta.

News31.al