“S’e kam parë kurrë veten më keq, pas vdekjes së tij erdhi rasti i parë me Covid-19”, Hygerta Sako tregon si e mbylli dhimbja në karantinë, pa asnjë të afërm pranë
Përpos humbjes, prezantuesja u shpreh se ishte edhe vetëm, pasi fill pas vdekjes së të atit, erdhi edhe rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri. të gjithë dhimbjen, Sako e kaloi në izolim.
Moderatorja Hygerta Sako deklaroi se periudha kur humbi të atin ka qenë më e vështira në jetën e saj. Përpos humbjes, prezantuesja u shpreh se ishte edhe vetëm, pasi fill pas vdekjes së të atit, erdhi edhe rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri. Të gjithë dhimbjen, Sako e kaloi në izolim.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën timë pas vdekjes së babait ndodhi edhe rasti i parë me koronavirus. dhe nisi izolimi. imagjinoje në këtë periudhë të mbyllesh në karantinë e të mos dalësh. e kaluam këtë gjë pa njerëz afër. ime motër jeton në Itali dhe iku me tragetin e fundit. vëllai jeton në Durrës dhe e ka të pamundur që të vijë. është periudha më e vështirë e jetës time,”- tha gazetarja.
Në fillim të muajit mars, Hygerta Sako humbi babain e saj. Moderatorja sportive, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, dhimbjen e humbjes së njeriut të shtrenjtë, ndërsa njoftoi dhe për detaje të ceremonisë mortore.
(f.m/dosja.al)