“A thua të ketë njerëz që janë dashur aq sa ne babo?”- Vajza e Xhevdet Ferrit mallëngjehet dhe prek me mesazhin për babain
Aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri pak muaj më parë u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.
I la pas dhimbje të madhe, pasi u largua papritur nga jeta. Ajo që po e vuan më shumë këtë humbje është vajza e tij, Bora e cila e tregon shpeshherë këtë me statuset në rrjetet sociale.
Bora shpreh me anë të fotove dhe shkrimeve dashurinë ndaj të atit të ndjerë, duke treguar se kanë pasur një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin.
Ndërsa së fundmi i dërgoi një mesazh prekës babait të saj, ku e pyet a ka njerëz në botë që janë dashur aq shumë sa ata të dy.
“A thua të ketë njerëz që janë dashur aq sa ne babo?”- shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me foto me aktorin.