Hodhi para mbi striptistet në një klub nate, Dua Lipa kritikohet ashpër nga një pjesë e përdoruesve të rrjetit social Twitter

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është kritikuar së fundmi nga një numër i madh përdoruesish të rrjetit social Twitter.

Kjo pasi ajo publikoi një video në Twitter, ku shihej në një klub nate me striptiste femra, teksa u hidhte para atyre kur ato kërcenin, shkruan Page Six.

Dua-2

Në të njëjtin vend po ndodheshin edhe këngëtaret tjera të famshme, Lizzo dhe Rosalia, pasi të treja e frekuentuan këtë klub nate pas përfundimit të ceremonisë “Grammy Awards”.

Por disa përdorues në rrjetin social Twitter, me të parë videot e këngëtares shqiptare, filluan me të madhe shpërndarjen e hashtagut #dualipaisoverparty në Twitter, duke e kritikuar atë për gjestet që bëri me hedhjen e parave ndaj striptisteve.

“Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministë”, shkroi një fans i revoltuar me videon.

Dua-3

Ndërkohë, pati një pjesë të mirë të tifozëve që e mbështetën këngëtaren shqiptare, duke i cilësuar gjestet e saj dhe ato të kolegeve të saj si normale.

“A nuk është feministe që duhet të mbështesë të gjitha punët e grave?”, shkroi një fans tjetër duke i dalë në mbrojtje Duas, Lizzos dhe Rosalias.

“Nëse ju jeni një grua dhe shkoni në një klub me zhveshje dhe shihni vajzat e tjera, ne do të hedhim më shumë para sesa burrat sepse ne po mbështesim vajzat”, tha prezantuesja Wendy Williams në emisionin e saj të mërkurën, duke arsyetuar veprimet e tri këngëtareve.

Dua ndërkohë ende nuk i është përgjigjur kësaj situate me ndonjë reagim. Ajo vetëm ka paralajmëruar që kënga e saj “Physical” do të publikohet më 31 janar në mesditë. /Telegrafi/