Nuk pranoi divorcin nga bashkëshortja, si përfundoi në pranga Klodian Duro

Arrestimi i ish-futbollistit të Kombëtares, Klodian Duro për thyerje të urdhërit të mbrojtjes së marrë nga ish-bashkëshortja, Dorina, bëri jo pak bujë në media. Duro u arrestua në flagrancë për përndjekje të vazhdueshme ndaj ish-bashkeshortes, e cila është divorcuar prej tij me vendim gjykate, dhe për më tepër nën urdhër mbrojtje. Po si qēndron e vërteta e konfliktit?
Burime për Story.al kanë rrëfyer se ish-futbollisti nuk e ka pranuar në asnjë moment ndarjen duke e përndjekur prej më tepër se nje viti ish-gruan, dhe duke e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme. Për këto arsye vazhdimisht ai është përballur me policinë, por është toleruar për të mos shkuar deri këtu situata.
Madje në deklaratēm e fundit, gjatë shoqërimit në rajon i është bërë e ditur që në situata të përsëritura do të ndiqej penalisht. Sipas të njējtave burime, Klodian Duro ka qenë në dijeni se çfarë rrezikonte por ka përfituar nga toleranca e ish-bashkëshortes për të mos arritur deri në këtë pikë.