“Shpirtin nuk e fusim dot në karantinë”, motivi pse Klodiana Shala e Suela Musta shpërndajnë ushqime për të varfërit e të moshuarit
Kampionja Klodiana Shala dhe anëtarja e AMA-s, Suela Musta mbyllën dje fushatën e shpërndarjes së ushqimeve tek të varfërit dhe të moshuaritnë këtë periudhë izolimi, ku qyetarët janë në kushte karantive për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas tyre, gjithçka u sponsorizua nga donacionet e binznesmenëve të ushqimeve, një sasi prej gati 120 pako me produkte ushqimore bazike.
Shpërndarja u përqendrua në Tiranë, Kamëz, Kavajë dhe Shkodër me sloganin “Veten e ruajmë, por shpirtin nuk e fusim dot në karantinë. Na dhimbsen shqiptarët tanë!” Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Shala e mori këtë nismë duke u bërë thirrje të gjithëve që të dalin nga kuzhinat e tyre ku gatuajnë pjatat e bollshme, dhe t’u ofrojnë ndihmë të varfërve dhe të moshuarve.