(Video) Në kushtet e karantinës, Salsano Rrapi dhe bashkëshortja sjellin teatrin e kukullave në shtëpi për vajzat e tyre

Këto ditë të pazakonta izolimi që po kalojmë si pasojë e situatës me Koronavirusin, padyshim që më të vështirë për t´i kuptuar si duhet e kanë fëmijët. Ndoshta për ata, koha qe kalojnë në shtëpi me prindërit mund të jetë shumë pozitive, megjithatë duhet gjetur mënyra e duhur për t´i shpjeguar pse nuk mund të shkojnë në shkollë apo të luajnë me fëmijët e tjerë. E natyrisht që duhen gjetur mënyra dhe se si mund të argëtohen gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në nga këto mënyra na e tregon Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij, aktorja Erjona Kakeli, të cilët në kushtet e karantinës kanë ndërtuar Teatrin e Kukullave “Home”. Po është fiks ashtu siç duket, një teatër kukullash në shtëpi, ku performuesit sigurisht janë Salsano dhe Erjona dhe ku luhen e kërcehen këngët e preferuara të vajzave të tyre.

View this post on Instagram

Teatri i kukullave “HOME” 😜🤣 @erjonakakeli @teatrikombetar.tk 🙈🙈

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on

Madje aq mirë i organizuar është ky teatër i improvizuar, sa ka dhe një biletari, skenë e gjithçka tjetër.

Pra ja ku e keni një opsion për atë që mund të organizoni gjatë izolimit, ju duhet vetëm të gjeni aktorin brenda vetes.

News31.al