E trishtë, koronavirusi i merr jetën ish futbollistit shqiptar në Amerikë

Një lajm i trishtë është raportuar nga SHBA, ku një i ri shqiptaro-amerikan ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas “ABC News”, Andre Ljuljovic ishte djali i dy emigrantëve shqiptar, i cili nuk i ka mbijetuar dot betejës ndaj koronavirusit. Andre ishte futbollist në ekipin e tij të shkollës. Prindërit e tij kishin emigruar në SHBA që para lindjes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Illyria” në Amerikë, ku raportohet se vitin e kaluar Andre u martua me partneren e tij, Janet Gazivoda.
 Cor-2
Cor-3