U infektuan me koronavirus në Gjermani, këngëtari shqiptar jep informacione mbi gjendjen e tij dhe të bashkëshortes: Pas testit që bëmë …
Këngëtari Muhamet Sejdiu ka dhënë lajmin e gëzuar për të gjithë fansat e tij. Ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e dha vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se dje kanë bërë testin dhe rezultuan negativ.
“Lajm i gëzueshëm në këto momente pas testit që bëmë sot unë dhe bashkëshortja ime dolëm negativ,”– shkroi ai, ndërsa nuk harroi të falenderonte mjekët që u kujdesën për të duke i quajtur heronj.
Gjithashtu Muhamet Sejdiu i uroi shërim të shpejtë shokëve të tij që po luftojnë me koronavirusin.
“Shërim të shpejtë edhe shokëve të mi Dr Jetish Jetishit, Mentor Bytyqit, Demir Panorcit dhe të gjithë atyre që janë duke u shëruar,’- përfundoi ai.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u infektuan me koronavirus pas kthimit nga Gjermania në Kosovë.