Modeli shqiptar dhe bashkëshortja kineze do të dhurojnë 200 mijë maska për mjekët shqiptarë
Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë lajmëroi se bashkë me bashkëshorten e tij kanë vendosur të dërgojë 200.000 maska mbrojtëse për mjekët shqiptarë, që po luftojnë kundër COVID-19.
Ai shkroi në Facebook se po e bënë këtë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë. Në fund modeli i bën thirrje shqiptarëve, të qëndrojnë në shtëpi, pasi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë.
Lekaj është martuar me një vajzë kineze, e cila gjithashtu është një ndër personat më të pasur në vend.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju miq të dashur këtë lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqipërinë ne keto dite te veshtira.
Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.
Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shtëpi është një ndihme shume e madhe ne këto dite”, shkroi Lekaj.