As një vjeç, humb jetën nga koronavirusi fëmija në SHBA
Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Illinois. Lajmi bëhet i ditur nga guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga ky virus i frikshëm.
“Nuk ishte regjistuar ndonjherë një rast vdekje tek një fëmijë kaq i vogël nga COVID-19. Për këtë kanë nisur dhe hetimet” – tha drejtori shëndetësor i Illinois, Ngozi Ezike.
Zyrtarët nuk kanë lëshuar asnjë informacion tjetër për djalin e vogël as nëse ai kishte problem të tjera shëndetësore. Kujtojmë që në SHBA deri tani jane regjistuar 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi.