Seks me ish-të dashurën nën kërcënimin e thikës, arrestohet 31 vjeçari shqiptar. Detaje nga rasti në një kohë kaq të vështirë
Një 31 vjeçar shqiptare u arrestua nga policia italiane në L’Aquila mbrëmjen e djeshme nën akuzën e sulmit seksual, dhunës dhe akteve të persekutimit ndaj ish-partneres së tij, e cila ka raportuar ngjarjen.
I riu, me të dhëna të shumta kriminale, ndaj të cilit ishte vendosur edhe masa e ndalimit për t’iu afruar gruas dhe detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore, kurrë nuk hoqi dorë nga aktet e tij deri në fund të marrëdhënies, shkruajnë mediat italiane.
Ai u kthye ilegalisht nga Shqipëria. Pavarësisht refuzimit të ish-partneres së tij, ai e detyroi të bënte seks nën kërcënimin e një thike në shtëpinë e saj.
Policët gjurmuan 31-vjeçarin e parregullt në qytetin L’Aquila. Pas kontrollit personal dhe shtëpiak, u gjetën rreth 15 gram kokainë, të ndarë në doza, duke kryer kështu edhe krimin e mbajtjes së paligjshme të drogës.
Duhet të theksohet – thuhet në një shënim nga selia e policisë L’Aquila, “që, në një kohë kaq të vështirë për vendin, e angazhuar për t’u përballur me urgjencën shëndetësore të Covid19, rezultati hetimor merr një vlerë të jashtëzakonshme, e arritur falë sinergjisë perfekte midis Prokurori i Republikës dhe Policisë së Shtetit, me qëllim mbrojtjen e grave, të miturve dhe subjekteve të tjera”.