“Do e kaloj këtë sfidë, jam i sigurt”, ish-banori i Big Brother Albania rezulton pozitiv me koronavirus dhe u bën thirrje njerëzve që ka takuar: Mos u panikosni

Ish-banori i Big Brother 4, Petrit Pjetër Bylykbashi është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai me anë të një postimi në Instagram. Petriti i mori përgjigjet e testit ditën e djeshme dhe ishin pozitive.

Ai u shpreh se është i sigurtë që do ta kalojë këtë sfidë duke u kërkuar njerëzve të mos panikosen por të rrinë në shtëpi.

Ndërsa u bëri thirrje gjithë miqve, kolegëve dhe shokëve që ka takuar gjatë kësaj periudhe që të marrin në telefon mjekët dhe të konsultohen me ta.

Pet-2

Postimi i plotë:

Te dashtunit e mi,

Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume