Astrologu shqiptar: Më 21 Prill mbaron karantina dhe në 6 Qershor përfundon pandemia, ja pse
Astrologu shqiptar Jofiel Koço me anë të një statusi në Facebbok ka shpjeguar gjërë e gjatë se kur pritet të marrë fund i gjithë ky makth, statusin të cilin mund t’a lexoni si më poshtë:
ASTROLOGJIA & VIRUSI COVID-19
Për të kuptuar nga ana astrologjike se çfarë solli një Pandemi-Globale , duhet të shikojmë kombinimin e rrallë midis PLUTONIT & SATURNIT.
Saturni kishte kohë që ndodhej në Bri-Cjap , por kur më 4- Dhjetor hyri dhe JUPITERI në shenjën e Bri-Cjapit i dha shumë shtysë Fillimit të këtij Virusi që për herë të parë u shfaq në Dhjetor 2019.
Kur SATURNI u takua me PLUTONIN më 5′-6 Janar 2020 , Bota degjoi për herë të parë për virusin, nga shenjat që disa njerër në Kine po shfaqnin…
Takimet e PLUTONIT me SATURNIN janë shumë fatkeqe dhe në Astrologji, ky kombinacion quhet në mënyrë të koduar si : “HENA E 6″-të.
Kombinimet midis Hënës dhe Diellit, quhet HËNA e PARË kombinimi midis MËRKURIT & JUPITERIT quhet HËNA e 2-të, e kshu me radhë……
HËNA E 6-të, ose takimi PLUTON-SATURN është aq famëkeq sa që janë bërë dhe Filma-Horror me titullin :”HËNA e 6-të” ku subjekti i Horrorit kanë qenë njerëz të infektuar, të shpërfytyruar dhe të de-humanizuar që iknin rrugëve…..
SI DO TË VAZHDOHET ME VIRUSIN & KALKULIMET. ASTROLOGJIKE
ELEMINIMI I PANDEMISË do të kalojë disa faza që lidhet me Tranzitet Planetare.
1)- SATURNI doli nga Bri-Cjapi më 22 -Mars, duke hyrë në Ujor. Ne nuk jemi më nën efekti i HËNËS SË 6-të, sepse nuk kemi më Saturnin dhe Plutonin në një shenjë. Kjo i sjell shumë më Optimizëm situatës.
Çfarë do sjellë Saturni në UJOR?
UJORI kontrollon disa sektor:
1-KOMPIUTER- ELEKTONIKËN
2-ELEKTRICITETIN
3-FARMACEUTIKËN
Tani Sektori Farmaceutik do marrë shumë vëmendje. Shpikje Ilaçesh, Vaksina, Vitamina etj.
2)-MARSI më 31-Mars del nga Bri-Cjapi dhe hyn në Ujor . Kjo sjell shumë optimizem. Nxjerr njerëzimin nga “shokimi”, pamvarësisht se shumë SHTETE do kenë rritje të të infektuarve deri sa të arrijnë “pikun” e tyre….
3)- Më 1 – Prill VENERA del nga Dashi dhe hyn në Dem. Sjell shpresë,” ringjallje”, vitalitet.
Me 21 Prill DIELLI hyn në Dem, duke rigjeneruar forcat tona, duke i parë gjërat me sy-realist dhe jo me Frikë & Panik sikurse i shikojmë tani.
4)- Me 6 QERSHOR , AKSI HËNOR hyn tek Binjaket, shenjë që kontrollon mushkërite dhe kjo është faza finale e mposhtjes së Virusit
Dalja e Saturnit & Marsit nga Bri-Cjapi, nga PLUTONI i “tmerrshëm” , pamvaresisht rritjes së numrit të infektimeve, që janë pasojë e të shkuarës nuk duhet të japë pesimizem
( Persa i përket KARANTIMIT, vetëm pas datës 21 PRILL ( e tutje) kur DIELLI te hyjë në shenjen e DEMIT dhe vetëm gjatë kesaj shenje ka mundesi të dalim, ose të “zbutet” Izolimi.
Zbutjen e mbeshtet dhe takimi URAN -MËRKUR në DEM më 1- MAJ”, – përfundon statusin e tij Jofiel Koço.