Nga recetat e shijshme e deri tek “përplasjet” me fëmijët, Valbona Selimllari tregon si i kalon ditët në Karantinë
Nga shtëpia e saj aty ku po kalon këto ditë karantinimi përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Valbona Selimllari ndau disa detaje nga jeta e saj. Ajo u shpreh se është duke shijuar periudhën me fëmijët e saj, duke gjetur mënyra për t’u argëtuar. Megjithatët ka edhe të papritura, sic mund të jenë debatet.
“Është shumë interesante, por kjo e ndenjura në shtepi ka sjellë dhe debate. Ata (fëmijët) janë rritur dhe tashmë kanë mendimin e tyre, që e thonë fort. Ndonjëherë na duken pak arrogantë. Normalisht ne ndihemi se fjala e nënës do dëgjuar, por duhet dëgjuar dhe zëri i tyre. Janë në rritje e sipër, e kanë nevojë të shprehen. Vetëm me të mirë mund t’ja dalësh, me argument e diskutime që ata të marrin përpara. E ke haraçin përpara, nuk ta kursejnë fare”, u shpreh Valbona me humor.
Selimllari ndau pak nga ditët e saj në shtëpi, si dhe përkushtimi më gatimet dhe recetat e shijshme.
“Me mamin, gatuaj një herë unë, një herë ajo. E ka marrë ajo përsipër, unë zakonisht bëj gjërat moderne. Dje bëra disa biskota shumë interesante me mollë. Djali i vogël kërkon të bëjmë biskotat e krishtlindjes”.