“Theu” kushtet e karantinës, biznesmeni shqiptar kapet me më shumë se 1.5 mln euro kokainë. Gjithçka nisi kur…
Edhe në periudhën e vështirë që po përjetojmë, aktivitetet e trafikantëve të drogës nuk ndalen, duke derdhur sasi mbresëlënëse kokaine në zonën e Perugia.
Karabinierët në Assisi arrestuan një biznesmen shqiptar nën zotërimin e një sasie prej pesë kg kokainë me cilësi të pastër dhe me mbi 90 mijë euro cash.
Policia po zhvillonte kontrolle të shumta në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtyre kontrolleve, policia vuri re një Mercedes që udhëtonte drejt Spoleto-s.
Verifikimi i menjëhershëm i targave bëri të mundur të konstatohet se makina ishte e regjistruar te një burrë që banonte në Toscanën e sipërme. Më pas, makina u vu nën vëzhgim për të verifikuar arsyet e pranisë në territorin e Assisi.
Sapo u ndalua, shoferi – një biznesmen shqiptar rreth dyzet vjeç – u nervozua menjëherë dhe u shqetësua dhe nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyet për të cilat ishte në Umbria, veçanërisht në këtë moment kur kushtet aktuale shëndetësore kufizojnë lëvizja e personave fizikë në të gjithë territorin kombëtar.
Burri u shoqërua në komisariat ku u kryen hetimet e nevojshme dhe u kontrollua makina. Dhe pikërisht nga kontrolli i makinës, u shfaq surpriza: fshehur në një fund të dyfishtë të bagazhit të pasëm, të mbyllur me bravë elektrike me telekomandë, ishin pesë kilogramë kokainë të pastër e ndarë në disa pako dhe më shumë se nëntëmbëdhjetë mijë euro, të fshehura brenda dy çorapeve, shkruan “Ilmessaggero”.
Menjëherë, dyert e burgut Capanne u hapën për shqiptarin në pritje të të seancës gjyqësore.
Kokaina u analizua në Laboratorin e Analizës së Substancave Narkotike të Komandës Provinciale të Perugia, dhe u konstatua se pesë kilogramët do të kishin dhënë një sasi të konsiderueshme më shumë se një milion e pesëqind mijë euro për tregtarët e drogës.
Përveç se për drogën, shqiptari u padit edhe për shkelje të dispozitave aktuale në lidhje me lëvizjet e pajustifikuara në territorin kombëtar.
Padyshim- siç shkruajnë mediat italiane-kapja e sasisë përkatëse të kokainës është një nga më të mëdhatë e realizuar në Provincën e Perugias vitet e fundit.
/S.Ll/Panorama/