Veprimi i Priftit që po frymëzon Italinë, u sakrifikua për më të rinjtë
Gjesti që ka bërë një prift për të shpëtuar jetën e një të riu është mjaft emocionues. Ai ka sakrifikuar jetën e tij për një pacient më të ri në moshë të prekur nga koronavirusi. Prifti 72 vjeç Don Giuseppe Berardelli i dha të riut të cilin nuk e njihte respiratorin që ishte porositur për të.
72 vjecari ishte prift në dioqezën e Bergamos. Sipas medias italiane, nga 30 priftërinjtë që kane humbur jetën, 16 janë nga kjo dioqezë. Ai ka refuzuar të marrë respiratorin, duke u shprehur se ka më të rinj se ai që kanë nevojë në këto momente.
Çfare ka bërë don Giuseppe, ka frymëzuar mbarë Italinë.
Ate Giuseppe ishte mjaft i njohur në Bergamo, për ndihëm që u jepte të varfërve, dhe po ashtu, ai binte në sy, pasi ngiste gjithnjë një motorr, e kishte pasion.
“Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ja dhënë dikujt tjetër”, u shpreh një punonjës shëndetësor në Itali.