“Dua të jesh kur të krijoj familjen time”: Armina Mevlani i bën së ëmës urimin e ëmbël për ditëlindje
Ditën e sotme, e ëma e blogeres së njohur Armina Mevlani feston ditëlindje.
Lajmin e ka bërë të ditur Armina nëpërmjet një postimi në Instagram ku e uron me fjalët më të bukura.
Blogerja i kujton edhe një herë rëndësinë që ka e ëma për të dhe i thotë se dësbiron që ta ketë pranë kur të krijojë familjen e saj.
“Fjala më e bukur ,më e ëmbël qe egziston “nënë”. Nuk ka përqafim më të ngrohtë dhe të sinqerte sesa ai i një nëne me fëmijen e saj. Sa herë jam në krahët e tu mami ,ndihem e lumtur ,e plotësuar ,e mbrojtur. Ti je gjithcka për mua dhe bekimi më i madh që zoti më ka dhënë ,një mama si ty, e cila e palodhur është kujdesur për mua në cdo mënyrë ,në cdo kohë . Sa herë jam në krahët e tu zhytem në aromën e fëmijërise dhe kthehem një fëmijë plot ëndrra,në këtë përqafim nuk ka kohë dhe vetëm ti e ke këtë fuqi . Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë sa të dua sepse fjalët që dua të them nuk janë krijuar,por sot në ditën e ditëlindjes uroj dhe lutem që ti të jetosh një vazhdim jete të lumtur dhe të shëndetshme pranë meje ,babit dhe në të ardhmen familjes që unë do krijoj. Dua të jesh aty dhe ky përqafim të me shoqëroje në cdo hap të jetës, për këtë i lutem zotit cdo ditë.Happy Birthday Mama Ime”, shkruan Armina.
Kujtojmë se Armina është e fejuar me Shkëlzen Berishën dhe ende nuk dihet se kur do të zhvillojnë ceremoninë e dasmës.