U dënua për përdhunim, infektohet me koronavirus në burg producenti i Hollywood
Ish producenti i Hollywood, Harvey Weinstein i dënuar për përdhunim ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Raportohet se ai mori virusin gjatë qëndrimit në burg. Sipas policisë tani Harvey ndodhet në izolim.
Weinstein u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual muajin e kaluar dhe u dënua me 23 vjet burg. Avokatët e tij kanë thënë se do të apelojnë vendimin.
Ish producenti po mbahet në burgun e sigurisë së lartë Wende Correctional Facility në New York.
Dy të burgosur rezultuan pozitiv me koronavirusin të dielën.
BBC raporton se disa anëtarë të stafit ishin karantinuar. Ndërsa oficieri Michael Powers shprehur shqetësimin se policët nuk kanë pajisjet e duhura për tu mbrojtur.
“Duke pasur parasysh gjendje shëndetësore të Weinstein, sigurisht jemi të shqetësuar dhe do të vëzhgojmë situatën me vigjilencë,”– tha avokati i tij Imran Ansari.
Para se të transferohej në burgun Wende, Weinstein ndodhej në burgun Islands Rikers, një burg në New York City si edhe u shtrua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër.