“Je egoiste, njerëzit po vdesin”- Shkel urdhërat për izolim dhe publikon foto seksi, ndjekësit “masakrojnë” me komente yllin e televizioneve
Lauren Goodger është kritikuar nga punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për kundërshtimin e urdhrave të qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe për përdorimin e koronavirusit për deklarata mode ndërsa bota është izoluar nga pandemia.
Ylli i televizioneve u kritikua nga punonjësit e shërbimit shëndetësore pasi publikoi një foto të saj me maskë në fytyrë ndërsa kishte thyer urdhërin për të qëndruar në shtëpi dhe kishte dalë në rrugët e Buckhurst Hill.
Gjithashtu edhe ndjekësit e 33-vjeçarjes e sulmuan duke e quajtur një egoiste pasi nuk dëgjoi urdhrat e qeverisë për të qëndruar brenda dhe për të praktikuar distancën sociale.
“Je egoiste. A nuk mendove përpara se ta postoje këtë? Unë punoj për NHS. Njerëzit po vdesin. Të lutem fshije dhe qëndroni brenda,”– shkroi një ndjekës.
Lauren u përgjigj se po shkonte në sallonin e saj të bukurisë dhe do vazhdoj ta bëjë këtë derisa qeveria të bëjë thirrje për mbylljen e tyre.