U infektua me koronavirus, aktorja e famshme publikon foton me djalin në prehër dhe jep lajmin: Në fund javës së dytë ndihem…

Bond girl është rikuperuar plotësisht pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Olga Kurylenko festoi lajmin në Diën e Nënës ndërsa publikoi një foto e ulur në karrige duke mbajtur në prehër djalin e saj 4-vjeçar, Alexander Max Horatio.

Aktorja 40-vjeçare mbante në fytyrë një maskë ndërsa qëndronte me djaln pranë oxhakut.

“Gëzuar Ditën e Nënës,”- shkroi ajo, duke shtuar: “E kam marrë veten plotësisht. Për një javë u ndjeva mjaft keq dhe qëndrova kryesisht në shtrat duke fjetur, me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke. Javën e dytë ethet u larguan, por u shfaq një kollë e lehtë dhe ndihesha e lodhur. Deri në fund të javës së dytë u ndjeva shumë mirë. Kollitja pothuajse është zhdukur. Ende kollitem në mëngjes kurse gjatë ditës më largohet tërësisht. Tani thjesht po shfrytëzoj këtë kohë të mendoj për shumë gjëra dhe ta kaloj me djalin tim.”

Ylli i Quantum Of Solace, zbuloi të mërkurën se ajo po ndjehej më mirë vetëm tre ditë pasi njoftoi se kishte testuar pozitive.

Ajo është në mesin e personazheve të famshme të prekur nga koronavirusi.