“Bërtitën dy djem duke na thënë dilni jashtë”, makina e këngëtares shqiptare përfshihet nga flakët në mes të kryeqytetit
Një automjet është përfshirë nga flakët në Kosovë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Menca e Studentëve” në Prishtinë.
Sipas medieve vendase, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë së Kosovës, zjarri u shua dhe makina u largua nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se automjeti është në pronësi të këngëtares Ana Kabashi e cila e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një postimi në Instagram.
Ajo në postimin e publikuar falënderon të gjithë ata që i shkuan në ndihmë.
“Mir jemi, gjallë jemi pa asnjë pasojë! Na paqt mar të ligat!Po du me i falenderu dy djemt qe s’jau di as emrat tash, te cilët na kanë lajmëru që po na kallet kerri tu bërtit delni prej kerrit, po ashtu kalimtart tjer qe u mundun me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policinë e Kosoves, Zjarrfiksat dhe Ndihmën e Shpejtë (Ambulancën) që erdhën shumë shpejt dhe u kujdesën për sigurinë tonë dhe të gjithve që ishin aty afër! Faleminderit Zotit jemi mir”,- ka shkruar këngëtarja.