Familja me 4 anëtarë nga Vlorë dyshohet se është infektuar me koronavirus
Një familje në Vlorë dyshohet se është infektuar me koronavirus.
Gazetari i Ora News, Edi Ruci raporton se bëhet fjalë për një djalë i cili pasi ka ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain.
Burimet bëjnë të ditur se djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.
Personat e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjec.
Megjithatë pritet një konfirmim zyrtar nga ministria e Shëndetësisë.
Ora News.tv