Roberti me fshesë në dorë, fillon pastrimin e konviktit
Robert Berisha ishte ankuar shumë së fundmi për mos pastërti në dhomën ku po qëndron. Berisha së bashku me disa udhëtarë të tjerë janë akomoduar tek Qendra Studentore për një afat 14 ditësh deri të kryejnë testet për koronavirus, shkruan lajmi.net.
Këngëtari kishte qenë i ‘zhurmshëm’ ditët e para duke u ankuar për higjienën që mbizotëronte tek dhoma ku ai ishte vendosur, por si duket ai ka marrë përsipër këtë detyrë të pastrimit.
Menaxheri i Taynës Rinor Hykolli i cili po ashtu gjendet tek Qendra e Studentëve ka publikuar një foto të Robertit në Instagram ku shihet duke pastruar dhe shkruan “E pagova me fshi, se mo koncerte ska, ska qysh e nxerr bukën e gojës”.