Refuzon karantinën dhe zgjedh lirinë në vend të jetës, ‘shpërthen’ aktorja: Është e lodhshme…po na vjedhin…
Aktorja e njohur amerikane e “Lost” dhe “Ant Man”, në një publikim në rrjete sociale është shprehur se i pëlqen më shumë liria se sa jeta.
Duket se rregullat strikte të karantinës nuk mbështeten, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga ata në botën e shoëbiz-it. Aktorja e njohur amerikane e “Lost” dhe “Ant Man”, në një publikim në rrjete sociale është shprehur se i pëlqen më shumë liria se sa jeta.
“Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator. Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderët tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin,”- u shpreh Evangeline Lilly.
Më tej aktorja shtoi: “Kam dy fëmijë. Disa njerëz vlersojnë jetën më shumë se lirinë, disa njerëz vlerësojnë lirinë më shumë se jetën. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona.”
Me sa duket për aktoren në plan të parë qëndron të jetuarit në liri të plotë, dhe nuk është aspak e mendimit të qëndrojmë të izoluar, edhe pse është një paralajmërim nga OBSH-ja.