Në provincën e Iranit, helmimi nga alkooli vret më shumë njerëz se koronavirusi
Thashethemet se pirja e alkoolit ndihmon në mbrojtjen ndaj koronavirusit, ka vrarë më shumë njerëz se sa COVID-19 në një provincë të Iranit.
Sipas BBC, në provincën Fars kanë humbur jetën 13 njerëz nga virusi vdekjeprurës dhe 66 të tjerë 66 kanë vdekur pasi pinë alkool të fortë industrial.
Irani ka konfirmuar 20.610 raste të infektuar me koronavirus dhe 1.556 vdekje.